Në vendin e ngjarjes ku është ekzekutuar Pjerin Xhuvani, kanë shkuar edhe drejtuesi politik PD-së në Elbasan, Gazmend Bardhi dhe kandidati i PD-së, Luçiano Boçi. Prania e tyre në skenën e krimit lidhet edhe me faktin se shumë pranë vendit të ngjarjes ndodhen edhe zyrat elektorale të PD-së.
Bardhi tha për mediat se nuk ka shumë informacion sesi ndodhi ngjarja, por thotë se makina është e shtabit elektoral të Taulant Ballës.
“Nuk kam shumë informacion, makina që shikoni atje është e mbushur me karta identiteti dhe para e drejtuar nga prej ekspenonteve te krimti te organizuar dhe trupin e shihni vete atje. Kaq kam për të thënë, janë një grup personash, shtabi elektoral i vërtetët i Taulant Ballës”- u shpreh Bardhi.