“Arbër Papleka ka përdorur armën kur është ndjerë i rrezikuar”, Klodiana Lala nxjerr detajet e forta nga ekzekutimi në Elbasan: Ja pse u dorëzua vet në polici ish-efektivi i RENEA-s!

0
“Arbër Papleka ka përdorur armën kur është

Gazetarja Klodiana Lala komentoi sot në emisionin ‘Pikat mbi i’ ekzekutimin e Pjerin Xhuvanit në Elbasan dhe plagosjen e 4 personave të tjerë.

Lala deklaroi se Arbër Papleka është një njeri, i cili është i mirëtrajnuar për armët, pasi ka qenë ish-efektiv i RENEA-s. Gjithashtu Lala nënvizoi se këtë gjë e vërteton fakti se Papleka është vetëdorëzuar dhe nuk është arrestuar.

Klodiana Lala: Nga të gjitha hetimet, rezulton se kemi një të vrarë dhe katër të plagosur. Kemi edhe ish-zyrtarë të policisë dhe ish-komando. Vrasja ka ndodhur në prani të dy nëndrejtorëve të Policisë së Elbasanit. Edhe efektivë policie kanë qenë të pranishëm kur ka ndodhur krimi. S’dimë ende rolin e policisë në ngjarje. Hetimi ta përcaktojë qartë se kush qëlloi dhe kë.

Klement Xhaferri ka ardhur i armatosur, element i rrezikshëm, i përfshirë edhe në ngjarje të tjera me sfond kriminal. Arbër Papleka ka qenë një nga efektivët më të mirë të RENEA-s, ka shërbyer në Afganistan dhe ka marrë medalje e certifikatë mirënjohje, është njeri që e di shumë mirë si përdoret arma. Arbër Papleka ka përdorur armën kur është ndjerë i rrezikuar. Kjo sepse ai u vetëdorëzua, është gënjeshtër e pastër që u arrestua.

Artur Zheji: Hallka që mungon në deklaratën e policisë, mund të ndodhë që të plotësohet në mënyrë jo të duhur. Gjithë ata autoritete që kanë qenë të pranishëm, i bie që nuk janë për atë punë ose mbajtën krah. Autoritetet që bënë pahir, kanë mbajtur krah.

Artikulli i mëparshëm‘Kush qëlloi i pari’/ Ardi Veliu kyç gojën: Është sekret hetimor, nuk ua them dot
Artikulli i radhësIkja e Ramës – shansi i fundit për shpresën