Drejtuesi politik i PD, Gazmend Bardhi është konfliktuar me policinë në Elbasan, dy ditë pas ngjarjes së rëndë, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.
Policia dhe grupet e saja të ndërhyrjes së shpejtë ka kryerë një kontroll të makinës në Gazment Bardhit përballë zyrës së shtabit elektoral të PD. Bardhi ka reaguar ashpër ndaj këtij kontrolli.
“Përse erdhe të kontrollosh makinën e drejtuesit kryesor të shabit të partisë më të madhe të opozitës?”, iu drejtohet Bardhi.
Punonjësi i policisë shprehet se erdhi sipas informacioneve që kishin. “Shkoni të bandat, por nuk iu mban aty. Do të mbani përgjegjësi për këtë? Më shkruaj në procesverbal çfarë keni gjetur. Jam në të drejtën time. Për çfarë erdhe?”, shprehet Bardhi, i cili thotë se policinë e kanë nënshtruar bandat.