Gazetari Arjan Çani ka komentuar ngritjen e grupeve për mbrojtjen e votës. Çani tha në TPZ se kjo vjen sepse në Shqipëri nuk ka ardhur ende koha që zgjedhjet të bëhen pa të fortë.
“Grupet për mbrojtjen e votës duken çmenduri. Në Shqipëri komisionerët janë bipartizanë. Pse mos të ketë edhe të fortë nga të dyja palët? Edi Rama në 2013 me kë erdhi në pushtet? Me të gjithë të fortët. Erdhën edhe në 21 janar këtu, rreth 200 vetë. Në Shqipëri ende nuk ka ardhur koha që zgjedhjet të bëhen pa të fortë. O do t’i pranojmë ca gjëra, ose nuk i pranojmë fare. Në këtë vend, palët nuk pranojnë që vota të jetë e lirë. Pak vrasje ka, duhet të kishte më shumë. Po s’e mbrojti policia votën nga trafikimi, kush duhet ta mbrojë”, shprehet Çani.