Incident në qendrën e votimit në Tiranë, ndërhyn URGJENT policia, ja çfarë zbuluan

0
Incident në qendrën e votimit në Tiranë, ndërhyn

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në një komunikim për mediat ditën e djeshme deklaroi se asnjë person nuk do të lejohet me telefon në qendrat e votimit, për të shmangur në këtë mënyrë fotografimin e votës.

Mesa duket, disa qytetarë nuk e kanë marrë parasysh këtë paralajmërim pasi, një incident është regjistruar në gjimnazin “ Andon Zako Çajupi” në Tiranë. Raportohet se një qytetar është kapur nga komisionerët duke fotografuar votën.

Këta të fundit kanë lajmëruar policinë, e cila ka ndërhyrë duke marrë masat përkatëse.

Artikulli i mëparshëmPlas keq në Fushë-Krujë, incident mes deputetit Rrahman Rraja dhe anketueses së Exit Poll…
Artikulli i radhësBllokohet procesi zgjedhor/ Anëtarët e komisionit janë paraqitur në detyrë por nuk iu besojnë syve kur kanë hapur kutitë