Exit-pollet dhe sondazhet nxjerrin Partinë Socialiste fituese në Tiranë, me 18 mandate dhe në vend të dytë rendisin Partinë Demokratike. Por një rezultat i tillë do të përmbyset, sipas përfaqësuesit të PD, Ivi Kaso.
“Në pritshmëritë tona, ky rezultat përmbyset duke shkuar shumë afër rezultatit të exit-polleve. PD do të jetë fituese e zgjedhjeve jo vetëm në Tiranë, por edhe në të gjithë Shqipërinë”, tha Ivi Kaso për Vizion Plus.