Avokati Spartak Ngjela e konsideroi rezultatin e deritanishëm të zgjedhjeve si një fitore shumë të madhe për Shqipërinë. Ai ka komentuar thirrjen e Ramës për Bashën për një koalicion PS-PD.
Ngjela tha se nëse reformohet Partia Demokratike, Rama as 6 muaj nuk qëndron në pushtet.
“Në konfliktin ruso-amerikan Shqipëria është me Amerikën, nuk na duhet të tjerat. Rama po i shtrin dorën Lulzim Bashës. Rama e hodhi këtë ide që para zgjedhjeve, por i vuri kusht, bashkëpunojmë pa Saliun dhe Metën. Nuk besoj që të jetë nga Rama se një politikë kaq të thellë nuk bën Rama, por e kanë vënë ata që po drejtojnë Shqipërinë me reforma të mëdha gjeopolitike.
Po të iki Saliu, ky tjetri e mban dot PD? Jo. Patën humbjen e 3-të radhazi, do qëndrojë ky lidershipi i PD apo jo? Po të vazhdojnë me krizën e djathtë, fiton gjithmonë e majta. Nëse reformohet, as 6 muaj nuk jeton dot Rama”, tha Ngjela në një lidhje direkte në Maratonën Zgjedhore në Top Channel.