Edi Rama shiti me të madhe gjatë fushatës elektorale dy prurjet e reja në listën fituese të Tiranës, inxhinieren Luljeta Bozdo dhe mjeken Nahada Çomo.
Synimi ishte që duke shfrytëzuar popullaritetin e tyre “përtej partive” gjatë situatave të tërmetit dhe pandemisë, Edi Rama, të karrikonte socialistët dhe të merrte votat gri apo djathtas.
Por deri më tani për aq vota nominale që janë numëruar në kryeqytet, të dyja këto përzgjedhje personale të Ramës, po rezultojnë një blof i vërtetë.
Të dyja kandidatet që qëndrojnë në krye të listës së Tiranës për PS-në, jo vetëm që nuk kanë shpërblyer pritshmëritë e kryeministrit, por duket se janë bojkotuar edhe nga socialistët.
Kështu Luljeta Bozo deri më tani ka marrë 104 vota, ndërsa Najada Çomo ka grumbulluar deri më tani 40 vota në total. Ato janë parakaluar ndjeshëm në renditje nga ministrja Belinda Balluku me 2229 vota të marra, duke kryesuar listën e kryeqytetit. Po ashtu mbi Bozon dhe Çomon në listë qëndrojnë edhe Etjen Xhafaj me 169 vota dhe Ogerta Manastirliu me 114 vota.