Kontroll në banesën ku dyshohej se fshihej biznesmeni turk i ‘dy miliardë eurove’, 2 të arrestuar

0

Policia ka arrestuar të paktën dy shqiptarë që dyshohet se ndihmuan një biznesmen turk të fshihet dhe t’i shpëtojë arrestimit për mashtrim.

Autoritetet bastisën një banesë në Tiranë ku mendohet se qëndronte Faruk Fatih Wzer, pas arratisë nga Turqia më 20 prill 2021.

Vetë i dyshuari nuk u gjet por u shoqëruan dy persona që banonin atje, shkruan Ora.

Roli i shqiptareve

Njëri dyshohet se e ka pritur të dyshuarin në aeroport, dhe tjetri, se e ka ndihmuar të fshihet.

Wzer drejtonte një kompani turke që menaxhon llogari me monedha virtuale, si Bitcoin-i.

Klientët e kanë akuzuar se i ka mashtruar dhe u ka përvetësuar gati 2 miliardë dollarë të ardhura nga llogaritë që kishin në kompaninë “Thodex”.

Firma ka deklaruar më parë se është në proces shitjeje dhe se Wzeri vetëm po takon investitorë të mundshëm jashtë Turqisë, dhe do të rikthehet për t’u përballur me akuzat.

Javën e shkuar Turqia lëshoi një urdhërarrest ndërkombëtar dhe me anë të Interpol-it zbuloi se biznesmeni turk kishte mbërritur në Shqipëri.

Turqia ka arrestuar 70 persona për lidhje me të shumëkërkuarin ndërsa mësohet se çështja e ekstradimit të biznesmenit drejt Ankarasë është diskutuar prej fillimit edhe mes ministrave të brendshëm të dy shteteve.

Artikulli i mëparshëm‘Benz-i’ merr flakë brenda karburantit, rrezikohet zona në Pogradec
Artikulli i radhësBullgaria heton shpërthimet në depot e municioneve/ Shteti që dyshohet se qëndron pas veprimit