E vrau vëllanë me thikë në oborrin e shtëpisë, i ati pa gjithë skenën

0

Zbardhen detaje të reja nga krimi tragjik brenda familjes në Maqellarë të Dibrës, ku vëllai vrau me thikë vëllanë e tij më të vogël.

BW raporton se 26-vjeçari Florian Tonuzi dhe vëllai i tij 23-vjeçar, Benard Tonuzi, kanë qëndruar deri në mesnatë në një lokal në Maqellarë dhe më pas janë kthyer bashkë në shtëpi, me makinën e tyre, ku autori ka qenë në timon dhe vëllai i vogël në vend të parë.

Kur kanë mbërritur në shtëpi, djemtë i kanë thirrur babait që t’iu hapte portën.

Ky i fundit ka dalë jashtë, iu ka hapur portën fëmijëve, të cilët kanë hyrë në oborrin e shtëpisë dhe pikërisht aty ka ndodhur dhe ngjarja tragjike. 26-vjeçari e ka qëlluar vëllanë e tij me thikë brenda makinës, ndërsa i ati ka parë gjithë ngjarjen e tmerrshme.

Artikulli i mëparshëmKryeprokurori Olsian Çela ‘lan gojën’ me një shkresë qesharake: Hetoni krimin zgjedhor!
Artikulli i radhësInvestigimi/ Vrasja e Elbasanit, skandali që mjafton për të zhvlerësuar 25 prillin