Albin Kurti: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do ta bëjë rajonin më të sigurt

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ditën e sotme po vazhdon takimet në Bruksel, ku deri më tani është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ndërkohë në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Kryeministri i Kosovës, thekson rëndësinë e prezencës së NATO-s në Kosovë, ndërsa shkruan se anëtarësimi i Kosovës në këtë aleancës do ta bënte rajonin dhe Evropën “më të sigurt”.

“NATO është aleanca më e mirë e sigurisë që bota ka parë. Në takim me sekretarin Stoltenberg theksova se prezenca e saj në Kosovë është e domosdoshme për të mbajtur paqen dhe për të ofruar siguri, dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO do ta bënte rajonin dhe Evropën më të sigurt”, tha Kurti përmes një postimi në Twitter.

Gjatë ditës, në Bashkimin Evropian, Kurti do t do të takohet me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, me komisionerin për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi si dhe me shefin e diplomacisë së BE-së, Josep Borrell.

Kurti bën vizitën e tij të parë në Bruksel, që prej se është zgjedhur kryeministër i Kosovës. Ai do të mrrë pjesë në një seancë të Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian.

Artikulli i mëparshëmKomiteti i Ekspertëve: Gjimnazistët t’i kthehen shkollave, jo më mësim të alternuar
Artikulli i radhësUji i hudhrës/ Përfitimet e mëdha për shëndetin në vetëm 15 ditë