Një eksperiment i suksesshëm, asnjë i infektuar në koncertin me 5000 persona

0
This image has an empty alt attribute; its file name is kon.jpg

Ka rezultuar i suksesshëm eksperimenti i kryer në Barcelonë, ku mbi 5000 persona morën pjesë në një koncert për të testuar mënyrën për të organizuar evenimente të mëdha në kohë pandemie.

Një muaj pas ngjarjes, organizatorët bëjnë më dije se asnjë nga 5000 pjesëmarrësit nuk ka rezultuar i infektuar me koronavirus.

Të gjithë të pranishmit iu nënshtruan një testi përpara se të hynin në koncert dhe kishin detyrim të mbanin maskë. Por ata kërcyen gjithë mbrëmjen nën tingujt e muzikës rock të grupit Love of Lesbian pa mbajtur distancë.Share this…

Artikulli i mëparshëmRaporti mjekësor konfirmon se vdekja e Maradonës mund të shmangej: “Përgjegjësit të paguajnë dëme milionere”
Artikulli i radhësDolli pas vaksinës? Konsumi i lartë i alkolit rrezikon shtypjen e sistemit imunitar