Mandati i tretë/ Rama i lë të hapur derën aleatëve të Bashës…

0
Mandati i tretë, paralajmëron Rama: Mund të dalë ndonjë

Kryeministri Edi Rama kur u pyet nëse do të fusë pjesë të mazhorancës deputetë apo kryetarë partish të vogla që janë futur në Kuvend me listën e opozitës se, “Nuk ka kufij kjo punë”.

Rama deklaroi se nuk është problem nëse një nga këta kryetarë partie vjen dhe mbështet qeverinë.

Pjesë nga biseda:

Blendi Fevziu: A do të merrni ju ndonjë deputet të opozitës apo partive të vogla që janë renditur me opozitën për të siguruar mazhorancën tuaj.

Edi Rama: Ça mazhorance të siguroj?

Fatjona Mejdini: Për ta fuqizuar, për ta pasur më të cilësuar?

Blendi Fevziu: A mund të bëni një premtim publik që deputetë, kryetar partish të vogla që mund të largohen nga lista e opozitës nuk do jenë pjesë e mazhorancës suaj.

Edi Rama: Nuk ka kufij kjo punë, mund të dalë nesër një nga kryetar dhe të thotë ‘mbështes qeverinë’. Të vijë ta mbështesë, s’ka problem fare.

Artikulli i mëparshëmKy është vlonjati që i vendosën tritol/ Denoncoi ‘killerin’ por policia nuk reagoi: Do të vras, se më kanë paguar…
Artikulli i radhësAnalisti i njohur zbulon emrat/ Këta janë 4 konkurrentët idealë për të zëvendësuar Bashën