PS nuk humbet kohë/ E kanë seriozisht shkarkimin e Metës! Ja mesazhi urgjent që iu është dërguar sot anëtarëve të grupit socialist

0
PS bën lëvizjen e menjëhershme kundër Presidentit Meta,

Partia Socialiste konfirmoi dy ditë më parë se pas përfundimit të numërimit të votave, do të niste procedurat për shkarkimin e Presidentit Metë.

Gazetari Muhamed Veliu bën të ditur sot se grupi parlamentar i PS-së ka nisur mbledhjen e firmave për të mbështetur propozimin e shkarkimit të presidentit Ilir Meta. Paraditen e sotme deputetëve socialistë i ka mbërritur një mesazh ku thuhet:

“Bazuar ne disa shkelje te renda te Kushtetutës sipas parashikimeve te nenit 90, nga ana e Presidentit Ilir Meta përpara dhe gjate fushates zgjedhore, ne konsultim me Kryesine e Grupit Parlamentar kemi vendosur te inicijojme Proceduren e Shkarkimit te Presidentit te Republikes. Per kete qellim ju lutem siguroni prezencën tuaj pranë Zyres se Grupit Parlamentar per te firmosur PROPOZIMIN PER SHKARKIMIN E PRESIDENTIT.”

Vendosmërinë për shkarkimin e presidentit e ritheksoi edhe një ditë më parë kryeministri Edi Rama i cili tha se nuk do të humbet kohë dhe se parlamenti aktual do të shkarkojë presidentin.

Artikulli i mëparshëm“Kush do të jetë kryetari i Kuvendit në qeverinë e re në shtator?”/ Ja përgjigja që Rama i jep Blendi Fevziut
Artikulli i radhësE rëndë/ Bie nga kati i dytë i banesës, ndërron jetë 51- vjeçari