“Ambasadorët janë paguar nga Rama për ti bërë presion Bashës sa herë që Berisha…”/ Analisti i njohur bën deklaratën e fortë…

0
“Ambasadorët e paguar nga Rama i bëjnë presion Bashës

Analisti Andi Bushati u shpreh mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Open’ se opozita nuk duhet t’i pranojë zgjedhjet dhe të mos shkojë në parlament derisa të nxjerrë faktet dhe të zbardhet gjithçka në lidhje me manipulimin e zgjedhjeve.

Bushati hodhi akuza të forta se Edi Rama paguan ambasadorët që t’i bëjnë presion Lulzim Bashës sa herë që bën status Sali Berisha.

Bushati: PD duhet që të mos shkojë në parlament derisa të nxjerrë të gjitha faktet dhe të zbardhet e gjithë skema e pushtetit për manipulimin e këtyre zgjedhjeve. Duhet të ndërpresi komunikimin me çdo ambasador të paguar që janë të paguar nga Edi Rama dhe sa herë bën një status Sali Berisha i çon Rama këta ambasadorë t’i bëjnë presion Lulzim Bashës.

Vasili: Prova?

Bushati: Çfarë provash do më? Unë t’i dhashë. Kur kapet drejtori i policisë së shtetit duke gënjyer për provat në mbrojtje të kamikazëve të PS, s’ka nevojë për provë tjetër. Gjithë policia është vënë në dispozicion të Taulant Ballës. Nëse Gjinushi nuk merr dot asnjë votë dhe e blen Tom Doshi merr 3 mandate, nëse babai i merr votat si çam dhe djali i tij i merr si tirons në Tiranë, këtu është hedhur lekë. Duhet të mos shkojnë në parlament.

Artikulli i mëparshëmE rëndë/ Bie nga kati i dytë i banesës, ndërron jetë 51- vjeçari
Artikulli i radhësArrestohet 26-vjeçari Florjan Tonuzi, i cili vrau me thikë vëllanë