Festivali Lag b’Omer është një festë fetare hebraike vjetore që shënon përjevjetorin e vdekjes së një rabini me ndikim, që vdiq rreth XIX shekuj më parë. Është ngjarja më e madhe vjetore publike e mbajtur në Izrael.
Rabini Shimon Bar Yochai ishte një i mençur dhe dijetar i shekullit të II-të, të cilin shumë njerëz e konsiderojnë se është autori i Zohar, veprës që shërben si tekst themelor në misticizmin hebre.
Çdo vit, hebrenjtë ortodoksë udhëtojnë në një numër të madh në qytetin Meron dhe festojnë duke ndezur zjarre dhe duke kënduar e vallëzuar deri në oret e para të mëngjesit.
Në malin Meron besohet të jetë varrosur rabini.
Një tjetër traditë kryesore është që prindërit i sjellin djemtë në moshën 3-vjeçare në varrin e Shimon Bar Yochai, për prerjen e tyre të parë.
Festivali u shkurtua kryesisht vitin e kaluar, për shkak të kufizimeve të Covid-19. Pavarësisht thirrjeve nga Ministria Izraelite e Shëndetësisë, që këshillojnë njerëzit të mos vijnë, turma të mëdha, ata ende u dyndën në Meron.
Zakonisht, vetëm hebrenjtë ortodoksë bëjnë pelegrinazh në Meron, megjithëse hebrenjtë laikë në të gjithë Izraelin marrin pjesë duke ndezur zjarre.