Spartak Ngjela paralajmëron zhvillime që do të tronditin politikën shqiptare/ Ja plani “i errët” i disa gazetarëve shqiptarë : Prisni dhe shikoni, ja çfarë do të dëgjoni në vijim…

0
"Pse Lulzim Basha ka qepur gojën", Spartak Ngjela

Avokati i njohur Spartak Ngjela shkruan se një grup i pakuptimtë gazetarësh duan t’i mbushin mendjen njerëzve se votat janë vjedhur nga fituesi. Sipas tij, ata po i bëjnë shqiptarët të qeshin.

POSTIMI I PLOTË

“Zgjedhjet u mbyllën: ato i fitoi Partia Socialiste.

Por, humbësit, të gjithë janë të prerë në fytyrë dhe te shthurur nga sistemi logjik individual, flasin vetëm fjalë që shtyhen të dala nga mllefi i tyre. Por, më keq duken ata që vetëquhen analistë, dhe që dallojnë që janë të trembur. Pse vallë?

Mendonin, që, meqë kishin të njëjtin hall me Saliun për reformën antikorrupsion, Saliu do t’a bllokonte.

l.

Jemi në një situatë ku krerët e Partisë Demokratike janë fshehur, kurse një grup i pakuptimtë gazetarësh që duan t’i mbushin mendjen njerëzve se votat janë vjedhur nga fituesi, po i bëjnë shqiptarët të qeshin. Si mund të thuash që më kanë vjedhur, pa paraqitur një provë të vetme?!! Më e bukura është refreni: janë blerë votat, dhe po ju del që deri tani është kapur humbësi si blerës votash.

Por, dallohet edhe diçka: të gjithë këta u dallua se janë të trembur, dhe kjo u kuptua nga ngjyra e fytyrës në daljet e të hënës, të martës, edhe të mërkurës: ngjyra që kriminalistika moderne e njeh si frikë të të inkriminuarit. Pse? Nuk i dihet… autorët politikë të korrupsionit kanë paguar nga të katër anët. Por ka pasur shumë lloj pagesash. Nejse, do t’i dëgjoni…

ll.

Ndërkohë, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk dihet se ku është, sepse doli vetëm një ditë, dhe nuk tha asgjë.

Por, disa njerëz të thjeshtë që nuk e dinë në një gjykim raportin midis subjektit dhe predikatit, aktualisht po mohojnë pa krijuar dot asnjë gjykim mohues.

Kurse Lulzim Basha ka qepur gojën.

Po Rama?

Asgjë deri tani, sigurisht që e ndjen qetësinë e fitores, por nuk e di se si do të vijojë kjo histori. Në fakt, po kuptohet se po bën çmos që të mbajë përballë Saliun dhe Lulzimin.

Prandaj po fton Lulëzimin për bashkëpunim dhe nuk e godet më Saliun.

Po ekspertiza ndërkombëtare që monitoron ndërkohë Shqipërinë, nuk do të influencojë në ristrukturimin e të djathtës shqiptare?

Ajo do të ndërhyjë, se me këtë fitore nuk dihet se si do të sillet politikisht Edi Rama me Uashingtonin dhe Berlinin. Por, kjo kohë kuptohet se do t’i “sistemojë” të gjithë.

Prisni dhe shikoni…”.

Artikulli i mëparshëmOri Nebijaj kërkoi në mes të emisionit dorëheqjen e Bashës/ Ja sa vota mori ajo në Tiranë
Artikulli i radhësIsh-prokurori Shkëlqim Hajdari zbulon ‘luftën’ që ka plasur brenda PD-së/ Ja pse Basha u vonua në daljen e tij të parë publike pas humbjes së zgjedhjeve