E rëndë në spitalin e Korçës, dhunohen dy infermierët, Policia arreston katër persona

0
E rëndë në spitalin e Korçës, dhunohen dy

4 persona janë vënë në prangat e Policisë, pasi kanë goditur dy infermierë në spitalin e Korçës. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 16:20, kur të prangosurit kanë mbërritur në spital për të kërkuar ndihmë shëndetësore për të afërmin e tyre të dehur. Në debat e sipër, kanë nisur të dhunojnë dy infermierët me iniciale E. B. dhe F. C., me pretendimin se nuk po merrnin shërbimin e duhur. 

Poliica ka ndërhyrë duke prangosur: S. M., 45 vjeç; T. M., 23 vjeç dhe R. Xh., 18 vjeç, të tre banues në Korçë. Bashkë me ta është arrestuar dhe i dehuri që shkoi për ndihmë, 43-vjeçari me iniciale E. Ç.

NJOFTIMI I PLOTË:

Korçëhttps://bce343f9fc018b2c254c3e51bda9ee85.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.htmlAd by Valueimpression

Goditën për shkak të detyrës dy infermierë në ambientet e Spitalit Rajonal Korçë, vihen në pranga 4 autorët e dyshuar të ngjarjes. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve E. Ç., 43 vjeç; S. M., 45 vjeç; T. M., 23 vjeç dhe R. Xh., 18 vjeç, banues në Korçë. Këta shtetas, janë paraqitur ditën e sotme, rreth orës 16:20, në ambientet e Spitalit Rajonal Korçë, për të kërkuar ndihmë mjekësore, për shtetasin E. Ç., i cili ndodhej në gjendje të dehur dhe në bashkëpunim mes tyre, janë konfliktuar verbalisht dhe më pas kanë goditur për shkak të detyrës, dy infermierë të këtij Spitali konkretisht shtetasit E. B. dhe F. C., me pretendimin se nuk po merrnin shërbimin e duhur. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës” kryer në bashkëpunim.

Artikulli i mëparshëmSTUDIMI: Si po “pushtohet” Gjermania nga muslimanët
Artikulli i radhësPashkët për ortodoksët/ Kryeministri Rama ka një mesazh për besimtarët