SPAK i kthen kompleksin luksoz, gazetari: Altin Hajri bëri fushatë për Edi Ramën

0

Altin Hajri edhe pse ishte në kërkim, ka bërë fushatë për Edi Ramën në Shijak.

Deklarata është bërë nga gazetari Artan Hoxha, i cili ka komentuar sot vendimin e Gjykatës së Posaçme të Antikorrupsionit, që vendosi të mos sekuestrojë kompleksin luksoz ‘Golden Resort’, Altin Hajrit.

Sipas Hoxhës, ky është fundi i lumtur i përrallës me emër OFL që veç sa legalizoi pasuritë e krimit.

Reagimi i plotë i gazetarit Artan Hoxha:

Fundi ‘i lumtur’ i një përralle, me OFL!!!

E mbani mend OFL-në (Operacioni Forca e Ligjit) e famshme, që nisi një vit para zgjedhjeve, për ta pastruar qeverinë Rama nga akuza më e rëndë, implikimi i saj me krimin e organizuar??!!

E kujtoni ku nisi ky mega-operacion i propaganduar, me bujë nga qeveria Rama?!

E dini ku u shfaq për herë të parë ajo policja bionde me syze dielli të errëta?!!

E mbani mend se një nga akuzat kryesore, që i bëhej presidentit nga qeveria, ishte miqësia e tij me personazhe të botës se krimit, subjekt i OFL-se, pikërisht me vëllezërit Hajri?!!

Ju kujtohet që në zgjedhjet e 2017-ës një nga mbështetësit kryesor dhe financues të LSI-së në zonën e Shijakut, ishin vëllezërit Hajri?!!

E pra, gjithçka nisi tek dera e bukur e kompleksit luksoz Golden, të familjes Hajri në Shijak.

Tashmë OFL-ja e arriti qëllimin, e pastroi imazhin e qeverisë para ndërkombëtarëve, se lidhjet me krimin e organizuar janë vetëm nje fake neës i medias dhe i kundërshtarëve politike.

Ndërkohë zgjedhjet e 25 prillit u fituan me sukses.

Epo tani, bëjini naftën OFL-së, se nuk i duhet më askujt…

Kompleksi Hajri, ku u pa i filmuar për herë të fundit Jan Prenga dhe nga ku u zhduk për të mos u gjetur kurrë kufoma e tij, tashmë rezulton me vendim gjykate, se është ndërtuar me burime financiare të ligjshme…

Kot sa për kuriozitet, po ju bej një pyetje: A e dini, për kë force politike bëri fushate në zgjedhjet e 25 prillit Altin Hajri, pavarësisht se, vazhdonte të ishte në kërkim për rrëmbimin, vrasjen dhe zhdukjen e kufomës, së Jan Prenges???!!!

Besoj e kuptoni, nuk ka nevoje t’ua them unë….

Në fund, një ndjesë për ‘çunat e Shijakut’, kemi një vit e gjysëm që jemi marre me ta duke u ‘rënë në qafe’.

Gjykata Speciale ku kanë varur shpresat për drejtësi gjithë shqiptarët, sapo u dha të drejtë.

Nuk më mbetet gjë tjetër vetëm se të huazoj batutën e mafiozeve të filmi ‘Kumbari’;

‘Djema, asgjë personale, është thjeshtë çështje pune’…

Artikulli i mëparshëmShqiptarët e vaksinuar me vaksina Kineze nuk lëvizin lirisht në Europë
Artikulli i radhësZhdukja e kuzhinierit vlonjat, flet e ëma: Iku në miting me tuta të grisura e 300 lekë në xhep…