Ervin Skela emërohet trajner i U-17 të Eintracht Frankfurt

0
Ervin Skela emërohet trajner i U-17 të Eintracht Frankfurt

X

Ervin Skela, ish-mesfushor dhe kapiten i kombëtares shqiptare, është emëruar trajner i ekipit U-17 të Eintracht Frankfurt.

Vlonjati do të ketë kështu detyrën e rëndësishme për të rritur të rinjtë e klubit gjerman.

Skela ka qenë lojtar i Eintracht në periudhën 2001-2004, në të cilën ka luajtur 92 ndeshje e ka shënuar 26 gola.

Ndërkohë, me fanelën kuqezi, ish-mesfushori ka zhvilluar 75 ndeshje e ka shënuar 13 gola përgjatë 11 viteve (2000-2011).

Artikulli i mëparshëmLaçi mban ritmin me kryesuesit, mposht Kukësin dhe hyn në garën për titull
Artikulli i radhësPartizani rimerr kreun, fiton me vështirësi ndaj Apolonisë