“Shqiptar m*** ishte etiketimi që një nga komentuesit shkroi, duke sjellë reagimin e këngëtarit të famshëm Ermal Meta i cili prej shumë vitesh jeton e ka krijuar jetën profesionale dhe personale.
Meta ka bërë një postim, duke kritikuar grumbullimet për fitoren e Interit, por një komentues bëri që këngëtari të reagojë sërish.
Ermal Meta ka reaguar pas etiketimit të komentuesit, duke shkruar: “Itali viti 2021”. Me këtë ai ka lënë të kuptohet që edhe pse jemi në vitin 2021 në një vend të zhvilluar si Italia ekzistojnë akoma paragjykimet.