Këngëtarja e njohur, Marsela Çibukaj, do prezantojë ‘Këngën Magjike’ së bashku me Ardit Gjebrean. Me anë të një postimi në rrjetin social, moderatori i njohur, Ardit Gjebrea, ka bërë me dije lajmin.
Ai ka postuar një foto me këngëtaren e famshme me mbishkrimin “Gëzuar! Për prezantimin bashkë të netëve finale të Kënga Magjike 2021! Marsela Çibukaj, mbi të gjitha artiste!
Këngëtarja e ka shpërndarë postimin në profilin e saj dhe ka shkruajtur: Një ëndërr që realizohet! Një privilegj dhe një emocion unik. Do të jetë vërtetë plot magji për mua kjo kënga magjike 2021 ka shkruar ajo.