Konspiracionisti Alfred Cako vazhdon të jetë skeptik për vaksinën, mbrojtjen me maska e madje dhe vetë virusin Covid.
Cako shprehet se Bill Gates ka hedhur miliarda lekë në kompanitë farmaceutike.
Sipas tij, vaksina do i kthejë njerëzit ne “lopë te çmendura.”
“Bill Gates ka hedhur 10 miliardë euro në kompanitë farmaceutike për të prodhuar vaksinën vrasëse, vaksinën që do hapë probleme, një pjesë e njerëzve do jenë si lopët e çmendura. Ashtu do dalin një pjesë e njerëzve, do dalin nëpër rrugë e do rrëzohen, mund të kalojë dhe një pjesë e tyre dhe në zombi, që do sulmojnë njerëz si kanibalë, pjesa tjetër jopjellorë. Elitat po shkatërrojnë njerëzimin. Të gjithë këta duhet të përfundojnë në gjyq.