Milan triumfon në ndeshjen-Champions kundër Juventus. Në takimin e fundit të javës së 35 të Serie A, kuqezinjtë dominojnë 3-0, thyejnë tabunë Stadium, marrin vendin e tretë e lënë Ronaldo e të tjerët -3 me përplasjen direkte në favor. Sfidën e zhbllokoi një magji e Brahim Diaz në të 46′. Szczesny priti një penallti ndaj Kessie (58′), por Djalli i mbylli hesapet me Rebic (78′) e Tomori (82′).
Play-off për Champions League foli për kuqezinjtë. Me ngjyra shumë të forta kuq e zi. Jo vetëm që Milani fitoi me Juventus në Stadium (për herë të parë), por i mundën kampionët në dalje 3-0 me golat e Diaz, Rebic dhe Tomori (për më tepër humbën një penallti me Kessie me rezultatin 1-0). Një rezultat që lejon Milanin të kapërcejë Napolin përsëri dhe të kapë Atalantën në vendin e dytë, por mbi të gjitha për të lënë bardhezinjtë në minus 3.
Një -3 që potencialisht, për shkak të diferencës së golave në përplasjet direkte, tani në avantazh të Djallit, vlen një -4 në rast të mbërritjes me pikë të barabarta me Zonjën. Juventus shembet në vendin e pestë, jashtë zonës së Champions, dhe tani gara për vendin e katërt, për aq sa është e arritshme (Napoli është +1) bëhet me të vërtetë e vështirë: kalendari i ndeshjeve të ardhshme thotë Sassuolo, Inter dhe Bologna.