Bujar Nishani zbulon marrëveshjen “bombë”: Kam dyshime se Lulzim Basha…

0
Bujar Nishani zbulon marrëveshjen “bombë”: Kam dyshime se

Ish-Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani është shprehur se dyshon se mund të ketë bashkëqeverisje PD-PS.

Nishani thotë se kjo do të ishte një vetëvrasje dhe asgjësim politik për liderin e PD.

‘’Në fakt hodhët dy teza, menaxhimin e partisë mes unitarizmit tek PD nuk funksionon, se kemi një model që ka pushtetin sot, dhe si  e kontrollon Rama është ekstrem. PD nuk ka asnjë forcë dhe mundësi ta konkurrojë, aq më shumë Basha. Nuk e ngre dot tek forca unitare. Nuk e ka atë forcë.

PD ka pasur një model tjetër, që e ka sjellë në pushtet. Po flas për realitetin e 2021. Çfarë kemi ne përballe për ta mundur, me aftësinë e pamundësisë për unitarizëm të Bashës. Kështu që , ky variant bie poshtë. Bie , është i pamundur. Basha nuk e konkurron në unitarizëm Ramën. E vetmja mënyrë është përmes hapjes dhe përfshirjes. Është më e vështirë. E para mund të shkojë në karikaturizëm. Por e dyta bëhet, me angazhim dhe kompensim të njerëzve. PD ka nevoja për forca, njerëz që kompensojnë njëri-tjetrin, plotësojnë njëri-tjetrin.

Kjo çështja e bashkëqeverisjes, kemi këtë shprehjen që Rama është kaluar tashmë. Ka mandat të tretë, e ka po aq komod si mandatin e dytë. I kontrollon pushtetet. Por një bashkëqeverisje, 2017 ishte karikaturë. Ishin ministra që nuk kontrollonin ministritë. Një bashkëqeverisje PD-PS, në kulturën shqiptare, bashkëqeverisje ka kur janë të balancuara ekuilibrat. Këtu është ç’ekuilibruar.

Unë nuk do ta besoj, Basha e ka mohuar. Ka dyshime të forta, nëse do e pranonte do ishte vetëvrasje politike për Bashën. Do i kushtonte.  Do ishte vetëvrasje dhe asgjësim për Bashën, edhe pse sot nuk i ka ngelur kredibilitet politik. Po e përsëris, nëse PD vazhdon dhe mbetet shpresmadhe tek elektorati tradicional nuk e kalon gardhin, nuk e mposhtim Edi Ramën”, tha Nishani.

Artikulli i mëparshëmSherr në studio! Mentor Kikia përplaset me Bylykbashin: Keni fakte që ka shpërndarë para?
Artikulli i radhësGjatë vitit pandemik, detyrimet e biznesit në Tatime u shtuan me 44 mln euro, stoku 1 miliard euro