E vendosën 7 ndeshjet e fundit: Cavani rinovon kontratën me Manchester

0

Shtatë ndeshjet e fundit me 10 gola të shënuar kanë diktuar marrëveshjen edhe për një tjetër vit mes Manchester United dhe Edinson Cavanit. Tani cështja është zyrtare dhe uruguajani ka pranuar rinovimin e kontratës edhe për një tjetër sezon me Red Devils.

Lajmin e bëri të ditur vetë klubi i United në faqen zyrtare në ‘’Tëitter’’, pa dhënë shifrat ekonomike të akordit. Me shumë mundësi, akordi duhet të ketë mbetur në parametrat e sezonit që po përfundon. Jo gjithcka ishte e thjeshtë në vitin e tij të parë në Old Trafford, sepse 34 vjeçari vuajti shumë në mes të sezonit pas një dëmtimi që e la jashtë thuajse 2 muaj, përpara se të kthehej në mënyrë decizive duke shënuar 10 gola në 7 ndeshjet e fundit.

Artikulli i mëparshëmCR7 në Maranello për vizitë, por jo të gjithë tifozët e presin mirë
Artikulli i radhësTAP hap ftesën për tender për blerjen e Gazit që do të përdoret për aktivitetin operacional