Grabitësit dhunuan dhe vranë 20-vjeçaren në sy të bashkëshortit e fëmijës, gazetari i njohur tregon detajet shokuese: Autorët dyshohet se janë me origjinë…

0
Grabitësit dhunuan dhe vranë 20-vjeçaren në sy të

Një ngjarje e rëndë tronditi mëngjesin e djeshëm Greqinë. Persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e një çifti grek, që jetonin me foshnjën 11-muajshe dhe qenin.

Personat që kishin hyrë për të grabitur shtëpinë, kanë lidhur fillimisht burrin në një karrige dhe më pas kanë mbytur 20-vjeçaren. Caroline Crouch është gjetur pranë foshnjës që flinte në krevat.

Gazetari i njohur, Artur Bibe, në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Breaking” foli për pistat e para të policisë greke. Sipas tij, kjo ngjarje kaq e rëndë ka marrë edhe vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Ndërsa teksa fliste për autorët e dyshuar, gazetari tha se mendohet se janë ciganë me origjinë shqiptare, por nuk përjashtohet të jenë edhe gjeorgjianë.

“Bashkëshorti i viktimës ka deklaruar se ka dëgjuar autorët të flasin në gjuhë të huaj, por jo të Afrikës së Veriut, Marok, Libi apo nga vendet ku ka kriminelët më kryesorë në Greqi. Sipas policisë dyshohet të jetë gjuha cigane. Banditët gjeorgjianë janë të rrezikshëm, por nuk shquhen për të vrarë njerëz”, tha Bibe.

Ai shtoi se mendohet se janë tre autorë. Gazetari vijoi duke thënë se policia greke do të dërgojë në Shqipëri të dhëna për personat e dyshuar që mund të kenë lidhje me vendin tonë.

Ndërkohë që, ka vënë 300.000 euro në dispozicion të kujtdo jep të dhëna që çojnë në arrestimin e vrasësve.

“Kemi parë vrasje nga nivelet më të ashpra, por të vritet mamaja në sy të fëmijës, është një nga rastet më të pakta. Autorët kanë lënë gjurmë gishtërinjsh, dhe ekipet e policisë po punojnë fort. ADN-ja do i ndihmojë shumë. Dhuna dhe rëndësia e ngjarjes, ka bërë që policia greke të japë një shumë kaq të madhe, që të kapen dhe neutralizohen autorët e kësaj ngjarje”, tha Bibe.

Artikulli i mëparshëmTregjet financiare në panik, pas sulmit kibernetik rus ndaj SHBA/ Frika pasqyrohet në rritjen e forte të çmimeve të naftës. Bursa për datën 11 Maj 2021
Artikulli i radhës“Nuk ka pasur kamera sigurie”, gazetari zbardh skemën e vrasjes së 41-vjeçarit në sy të gruas: Autorët fillimisht kanë…