Neymar Junior sapo ka rinovuar kontratën me PSG-në, duke hedhur poshtë zërat për një kthim të mundshëm në Barcelonë, Cristiano Ronaldo ka ende një vit në kontratën e tij me Juventusin, por e ardhmja e tij është gjithnjë e më e pasigurt.
Kjo është arsyeja pse deklaratat e Neymarit për ‘GQ France” në lidhje me Cristiano Ronaldon janë të destinuara të ndezin edhe më shumë thashethemet në tregun e transferimeve.
“Unë dua të luaj me Cristiano Ronaldon, kam luajtur tashmë me lojtarë të tjerë të shkëlqyer si Messi dhe Mbappé, por nuk kam luajtur ende me Cristianon”.
Në këtë pikë, topi shkon te PSG, që nëse dëshiron ta kënaqë “yllin” e tij, do të duhet të ulet rreth një tavoline me Juventusin për ta transferuar Ronaldon në Paris.
Portugezi, nga ana e tij, në moshën 36-vjeçare, mund të vendosë të provojë një aventurë tjetër në një kampionat të ri, pasi ka luajtur tashmë në Premier League, LaLiga dhe Seria A.