Kur refleksionet e tifozëve rrëshkasin në merkato, – tashmë shumë afër, – rinovimi i kontratës së Ibrahimoviç për një pjesë jo indiferente të popullit milanist ka precipituar si një ekzagjerim. Jo për një gabim projekti në vetvete, sepse sulmuesi ka dhënë dhe ka ende për të dhënë, pavarësisht faktit se sa ndeshje mund të luajë, por në terma të thjeshtë ekonomikë.
Tifozët e Milanit, të ndërgjegjshëm se edhe në rast të pjesëmarrjes në Champions nuk do të ketë ndonjë merkato të bujshme, gjykojnë se ato 7 milionë që Ibra do të marrë sezonin e ri, mund të përdoren për operacione të tjera. Disa mendojnë se suedezi duhet falënderuar dhe më pas uruar fat për aventurën e re, disa të tjerë e kanë parë me një sy pozitiv akordin me shifra më të ulëta.
Sigurisht, Ibrahimoviç përfaqëson bashkë me Donarumën, një përjashtim për nivelin e pagave. Klubi duhet nënvizuar se për suedezin mund të përfitojë nga “dekreti rritje”. Ibrahimoviç do t’i kushtojë Milanit për sezonin e ri rreth 10 milionë e gjysmë dhe jo 14 milionë. Këto ditë po diskutohet shumë për kontratën e tij, sepse dëmtimi i radhës në gju ka ngritur jo pak dyshime. Ibra do ta mbyllë sezonin aktual me 24 ndeshje mangët për probleme fizike, Covid-19 dhe skualifikime.
Në total për Milanin janë 53 ndeshje për këtë sezon, që do të thotë se sulmuesi ka munguar gati në gjysmën e tij dhe është e drejtë të ngrihet ndonjë dilemë për rinovimin. Këtë dilemë e kanë pasur edhe drejtuesit e Milanit, të cilët në një farë mënyre janë mbrojtur. Në një mënyrë të thjeshtë dhe logjike. Shtatë milionët e sezonit të ri janë po ato të këtij sezoni, por “virtuale”. Janë bashkë me bonuset dhe me një ndryshim nga kontrata klasike: në vend që bonueset t’i rrisin përfitimet, në këtë rast i zbresin.
Me pak fjalë, Ibrahimoviç do të niset nga 7 milionët dhe do t’i mbajë ato, nëse plotëson një sërë parametrash, duke nisur nga ndeshjet e disa detaje të tjera të lidhura me paraqitjen individuale. Ndryshimi tjetër në raport me kontratën e vjetër është shtimi i pjesës variabël kundrejt asaj fikse. Avokatët e Milanit kanë marrë në konsideratë edhe çështjen e përfshirjes së Ibrës në kuotat e një kompanie bastesh, që është e ndaluar në futbollin botëror dhe për këtë UEFA ka hapur një hetim.
Në fund edhe pjesa që lidhet me aktivitetin jashtë fushe, nëse mund të quajmë kështu. Në kontratën e re nuk janë përfshirë impenjime si ai i Sanremos. Kjo nuk do të thotë se ai nuk mund të pranojë propozime që janë jashtë profesionit, por ato nuk duhet të interferojnë në punën e përditshme të futbollistit.