Netanyahu falenderon Shqipërinë, Erdogan kundër tij

0

Kryeministri në detyrë i Izraelit, Benjamin Netanyahu i ka falenderuar vendet që e mbështetën shtetin e tij në konfliktin me Hamas. Netanyahu e ka vendosur flamurin e Shqipërisë të dytin – menjëherë pas atij të SHBA-së – në rendin e shteteve që i falenderoi për mbështetjen.

“Faleminderit që qëndroni me vendosmëri me Izraelin dhe mbështetni të drejtën tonë për vetëmbrojtje ndaj sulmeve terroriste”, shkroi kryeministri izraelit në Twitter.

Në ditën e shtatë të rishpërthimit të konfliktit izraelito-palestinez, Netanyahu u zotua se Izraeli “do të vazhdojë të hakmerret me forcë” ndaj sulmeve raketore të Hamasit, ndërsa qeveria shqiptare ka në këtë konflikt një qasje me pranë SHBA-së. Ndërsa presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka një qëndrim të kundërt:Të kundërshtosh agresionin e Izraelit në qytetet palestineze dhe Jerusalemin është një detyrim nderi për të gjithë njerëzimin”, theksoi Presidenti Erdogan.”Ata që heshtin përballë gjakderdhjes që ka shkaktuar Izraeli, përballë arrogancës që po bën (Izraeli), apo ata që e mbështesin hapur atë duhet ta dinë se një ditë do të vijë radha e tyre”, shtoi ai.

Artikulli i mëparshëmSulmet në Gaza, Biden telefonatë me kryeministrin e Izraelit
Artikulli i radhësBilanci i 4 viteve Vetting/ As gjysma e magjistratëve nuk e kanë kaluar procesin