Gazetari Artan Hoxha komentoi vrasjen e Endri Mustafës që tronditi dje Shkodrën, pasi 32-vjeçari u rrëmbye dhe u torturua më pas u ekzekutua duke u hedhur në zonën e Livadheve.
Gazetari Artan Hoxha paralajmëroi se seria e hakmarrjes do të vazhdojë nëse nuk ndërhyhet me forcë nga shteti.
“Kjo është një ngjarje shumë e rëndë, që për fat të keq paralajmëron vijim prandaj duhet të ketë një reagim të fuqishëm që nuk mund ta bëjë policia lokale, duhet një Task Forcë nga Tirana që ka detyrë të godasë vetëm grupet kriminale të këtij niveli, pasi grupet lokale nuk kanë mundësinë dhe kurajo
Kjo ngjarje nuk do të ngelet me kaq. Autori është viktima e radhës, ai që do të goditet në vijim, do ta gjejnë vetë ata, gjë që nuk është fare normale, duhet të gjejnë një zgjidhje që të qetësojnë komunitetin atje” tha Hoxha në “Log”.