Ekspertët italianë: Virusi është bërë më pak agresiv

0

A po behet SarsCoV-2 më pak agresiv? Ditët e fundit janë të shumtë ekspertët italianë që po shkojnë sipas kësaj teorie.

“Shohim se virusi ka humbur fuqinë” – tha Massimo Ciccozzi, ekspert për pandeminë në një nga universitetet e Romës gjatë një seance dëgjimore në senatin italian. Sipas tij, covid-19 evoluon dhe humb jo vetëm aftësinë e transmetimit nga një person të tjetri, por edhe vdekshmërinë.

I të njëjtit qëndrim është e Matteo Bassetti, drejtor i sëmundjeve infektive në Poliklinikën San Martino në Genova.

“Në mars ky virus ishte një tsunami, tashmë është bërë një dallgë deti. Ndoshta sepse ka goditur tashmë subjektet më të dobëta duke bërë një “seleksionim natyror” ose ndoshta është dobësuar”- tha ai.
Francesco Le Foche, shef i sëmundjeve imuno-infektive në spitalin “Umberto I” në Romë ka konfirmuar të njëjtën gjë.

“Sot ne shohim sindroma më pak të rënda nga pikëpamja klinike. Kjo mund të jetë për shkak të një ulje të virulencës së virusit, ende është shpejt përy të dalë në përfundime”.

Po si ta vërtetojmë që virusi është bërë më pak i rrezikshëm?

“Duhen prova shkencore se ka ndodhur një mutacion te njeriu. Një virus i ri është gjithmonë agresiv në fillim, por më pas ndryshon dhe bashkëjeton me viktimën e tij” – thotë Massimo Clementi, drejtor i laboratorit të mikrobiologjisë dhe virologjisë në Spitalin “San Raffaele” të Milanos.

Sipas tij viruset kalojnë në mënyrë natyrale duke u bërë më pak të rrezikshëm duke mos e vrarë trupin e gjallë ku kanë hyrë për të jetuar më gjatë. Në Itali është krijuar një rrjet mes laboratorësh të shumtë dhe spitalesh nga Bergamo, Brescia, Firenze, Padova, Roma, Napoli dhe Bari.

Ideja është që të punojnë bashkë për të monitoruar sjelljen e virusit. Ata kanë vënë re se virusi sillet ndryshe në vende të ndryshme dhe tashmë shpresojnë se me kalimin e kohës do të bëhet i ngjashëm me kushëririn e tij, gripin e zakonshëm. Mjekët thonë se gjithsesi shpresa është te vaksina, por edhe te imunizimi i popullatës në mënyrë natyrale.

Artikulli i mëparshëmGjermani/ Mbi 7200 të vdekur nga COVID-19. 168 mijë të infektuar në total
Artikulli i radhësCOVID-19/ Kompania italiane teston me sukses vaksinën