“Berisha u tradhtua nga PD”, analisti i njohur nxjerr prapaskenat nga selia blu: Basha një qofte në krye të opozitës…

0
“Berisha u tradhtua dhe braktis nga PD”, analisti i njohur nxjerr

Analisti Andi Bushati, komentoi në emisionin ‘Open’ shpalljen non-grata të Sali Berishës nga SHBA. Bushati e quajti këtë një vendim të vonuar, që sot i shërben vetëm Edi Ramës.

Bushati tha se reagimi i Berishës ndaj shpalljes non-grata,  ishte “i squllët” dhe se ai u “tradhtuar dhe braktis” edhe nga PD.

“Më bëri përshtypje një lloj squllje tek deklarata e Berishës, sikur deklaratën e tij ta kishte shkruar Basha.https://c1f122f993205bdd230ec884997c9679.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.htmlAd by Valueimpression

Berisha është një njeri i tradhtuar nga partia e tij, gati i lutej Sekretarit të Shtetit, që shiko se mos jeni gabuar… Deklaratë e një njeriu të braktisur nga të vetët, jo deklaratë burrërore. Shikoni emisionet e mbrëmjes, nuk ka një njeri nga PD të mbrojë Berishën. Braktisja është evidente.

Amerikanët, nëse ishin të interesuar për demokracinë në Shqipëri, të flisnin në 2011 kur njerëzit vdisnin në rrugë. Ti bësh sot procesin Sali Berishës…Kanë gjetur një qofte në krye të opozitës, të cilit i tërheqin veshin sa herë duan”, tha Bushati.

Sipas analistit, vendimi që u mor sot nga Departamenti i Shtetit për Berishën, është tepër i vonuar dhe sot nuk u shërben qytetarëve, por vetëm interesave të Edi Ramës.

“Për mua është akt i kalkuluar, i lidhur me interesat e ditës. Mbi të gjitha është akt i vonuar. Është aq vonë, sa sot, përveç Edi Ramës, nuk i shërben asnjë qytetari të Shqipërisë. Për ti shërbyer stabilokracisë, para demokracisë. Për ti shërbyer më të fortit në krahasim me një opozitë të squllët. Kur Berisha i bënte aktet për të cilat akuzohet, ata e quanin burrë shteti.

Kemi parë histori të fëlliqur, ku diplomatët amerikanë, nuk kanë luajtur me kriterin e të vërtetës, por mbështetjen e palaços, autokratit dhe vrasësit. Duhet të ndihesha i lumtur sot, se më kanë dalë tezat, kur Arvizu thoshte që Berisha është burrë shteti. Pse tani? Është shumë e thjesht, sepse kemi opozitë me brekë nëpër këmbë, që nuk i mbron dot shqiptarët nga regjimi.

Vetëm Berisha dhe Meta mund ta radikalizojnë situatën. Që Rama të qeverisë i qetë, duhen shantazhuar Berisha dhe Meta.

A është Sali Berisha burrë i keq që ka vjedhur bashkë me familjen e tij? Po, sipas Departamentit të Shtetit. Por jemi pas pilafit. Jemi në fazë hipokrite dhe duhet ta përtypim. Duhet ti besojmë apo jo? Unë për vete nuk i besoj“, tha Bushati.

Artikulli i mëparshëmVIDEO/ E vetme përballë qindrash, momenti kur gruaja palestineze ekzekutohet nga ushtria izraelite
Artikulli i radhësArtan Hoxha tregon fundin tragjik të Presidentit/ Ju tregoj kush e ka radhën për t’u shpallur “non grata” nga Amerika