Avokati Ylli Manjani ka bërë një reagim në rrjetet sociale lidhur me përplasjet në distancë mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe DASH, pasi këta të fundit e shpallën non grata. “Është shumë më e ndershme të thonin se “Berisha nuk është më i preferuari ynë politik”. Por jo të shpifin se janë me imunitet!!! Nejse, punë për ta!”, shkruan Manjani.
Postimi i Manjanit
Uaaaaaa e pabesueshme!
DASH paska lënë çdo punë të Amerikës dhe u merrka me thashethemet tona mediatike!!! Nga ato thashethemet ku ska njeri që nuk është i korruptuar.
Mbi këto thashetheme merrka vendime për të përbaltur njerëz botërisht.
Dhe për këtë përbaltje, pretendon se mbrohet nga imuniteti. Ky i fundit është i vetmi agrument që nxjerrin. Dmth “po të jesh me imunitet lejohet edhe të shpifësh”!!!
Vërtetë e pabesueshme, që broçkulla të tilla dalin nga një zyrë e shtetit Amerikan!
Është shumë më e ndershme të thonin se “Berisha nuk është më i preferuari ynë politik”. Por jo të shpifin se janë me imunitet!!!
Nejse, punë për ta!
Zgjedhjet e vjedhura është tema…