Gareth Bale ka kohë që lidhet me një largim nga Real Madridi, mirëpo ende nuk ka ndonjë skuadër që i do shërbimet e tij.
Ylli uellsian përfiton rreth 650 mijë euro në javë te Los Blancos, andaj asnjë klub nuk dëshiron t’i paguaj atij një shumë kaq të lartë.
Në verën e kaluar, Bale ishte shumë afër të kalonte në Kinë, mirëpo Florentino Perez e ndaloi marrëveshjen shkaku që nuk pranuar shumën e duhur të transferimit.
AS tani raporton se uellsiani është duke planifikuar kalimin në Amerikë, atje ku kërkohet nga Inter Miami i Davdi Beckhamit.
Legjenda e Manchester United që është pronar i klubit nga MLS dëshiron që të ofrojë shumë yje që luajnë në Evropë, në mënyrë që klubi i tij të fitojë më shumë popullaritet në botë.
Kështu, Bale mund të kalojë në verë te Interi Miami dhe të ketë pagën e njëjtë si te Real Madridi.