Basha bojkoton ceremoninë me trupat amerikane/ Ishte i ftuar i ambasadores Kim

0

Stërvitja ushtarake “Defender 21” zhvilloi sot një Ditë të Hapur në Tiranë pas një seri veprimtarish profesionale në pothuaj gjithë territorin e vendit.

Falë kësaj stërvitje në sheshin nënë Tereza u panë bashkë Presidenti Ilir Meta, Kryeministri Rama dhe ambasadorja Yuri Kim. Ndërkohë kryetari i opozitës ‘bojkotoi’ eventin.

Për këtë të fundit “VOA” shkruan se ambasadorja Kim kishte kërkuar që në ceremoninë e sotme të ftoheshin Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Zoti Basha nuk ishte në këtë ceremoni, ndërsa presidenti Meta mori pjesë dhe mbajti edhe një fjalë përshëndetëse.

Mungesa e Bashës në këtë ceremoni dhe prezenca e presidentit vijnë në një kohë që opozita ka marrë disa ‘goditje’ si humbja e zgjedhjeve, kërkesat për dorëheqjen e kryetarit, zgjedhjet që do zhvillohen në parti dhe kulmuan më pas me shpalljen e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe familjarëve non grata nga qeveria amerikane.

Pikërisht reagimi për këtë vendim nga ana e Presidentit Ilir Meta është cilësuar si sulm ndaj Amerikës. Meta e quan vendimin ndëshkues në emër të qeverisë amerikane, të sekretarit Blinken si “fletërrufe” e porositur nga regjimi i kleptokracisë në Tiranë.

E megjithatë sot ai, shtrëngoi duart me ambasadoren në takim, ndërsa kryeministri Edi Rama u kujdes të kishte një distancë të dukshme me të.

Ndërkohë siç duket Basha , me mungesën e tij, vendosi të jetë në një të njëjtat linja me reagimin e mëparshëm për Berishën ku apelonte për transparencë të plotë mbi çdo fakt e dokument që ka lidhje me këtë vendim.

“U njoha me keqardhje me vendimin e Sekretarit të Shtetit për ish Presidentin dhe ish kryeministrin Sali Berisha.
Duke nënvizuar qëndrimin e z. Berisha, i cili pasi shpreh keqardhjen për vendimin dhe e konsideron atë pa asnjë bazë konkrete, bëj thirrje për transparencë të plotë mbi çdo fakt e dokument që ka lidhje me këtë vendim.

Dr. Berisha është padyshim udhëheqësi shqiptar që ka dhënë kontributin më të çmuar për zhvillimin e vendit dhe forcimin e demokracisë, dhe çoi miqësinë dhe aleancën strategjike të Shqipërisë me SHBA në nivelet më të larta”, thoshte ndër të tjera Basha në reagimin e tij ditë më parë.

Artikulli i mëparshëmKonsumoi kokainë live? Fituesi i Eurovision flet pas videos që u bë virale (VIDEO)
Artikulli i radhësTronditet Shijaku! Regjistrohet shpërthim i fortë pranë një banese