Rrëmbimi avionit me opozitarin e Lukashenkos/ Edhe Shqipëria dënon Minskun

0

Shqipëria i është bashkuar thirrjeve të Bashkimit Evropian, SHBA dhe Anglisë kanë dënuar ‘pengmarrjen ‘ e avionit që fluturonte nga Athina në drejtim të Lituanisë, që kishte siu qëllim arrestimin e gazetarit disident Rus Roman Protasevich. Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, ka reaguar lidhur me incidentin e “marrjes peng” të avionit Ryanair. “Vendi ynë i bashkohet thirrjeve për hetimin ndërkombëtar të këtij incidenti si dhe kërkon lirimin e gazetarit Protasevich”postoi ajo në Twitter.

Liderët evropianë në takimin e mbajtur ditën e sotme kërcënuan të kufizojnë trafikun ajror ndërkombëtar mbi Bjellorusinë dhe me shumë mundësi edhe transportin e tij tokësor.

Duke parë që avioni ndryshoi drejtim, opozitari i ri në bord ngriu i tëri. Roman Protassevich, 26 vjeç, është ish-kryeredaktori i medias opozitare Nexta. Aktivist, gazetar dhe fotograf ai ka fituar strehim politik në Lituani që nga viti 2018. Prej aty ai filloi të punojë për Nexta në fund të vitit 2019,  ndërsa në Tetor 2020 iu bashkua me Golovnogo Mozga, një tjetër media e lajmeve Bjelloruse. Që nga nëntori i vitit 2020, emri i tij është shfaqur në listën, e hartuar nga shërbimi sekret i Bjellorusisë (KGB), në mes të “individëve të përfshirë në aktivitete terroriste”. “Pas një manovre të papritur nga aeroplani, një djalë filloi të panikonte, duke tundur kokën,” dëshmoi një pasagjer në fluturim, cituar në mënyrë anonime nga faqja lituaneze e lajmeve Delfi. Nuk kishte asnjë konflikt, nuk kishte asnjë skandal para se avioni të kthehej, askush nuk ishte i zemëruar. Aeroplani ulet në Minsk. Të gjithë udhëtarët zbresin, sipas të njëjtit dëshmitar, por Roman Protassevich, u mar mënjanë dhe sendet e tij u kontrolluan në pistë. “Ne e pyetëm për atë që po ndodhte. Ai na tregoi se kush ishte dhe shtoi: “Këtu rrezikoj dënimin me vdekje”. I riu u arrestua treguan pasagjerët. 

Kjo ishte në mënyrë efektive pirateri, e sponsorizuar nga shteti,” tha Ministri i Jashtëm i Irlandës Simon Coveney. Ministrja e Jashtme suedeze Ann Linde tha: “Është e rrezikshme, e pamatur dhe natyrshëm BE do të veprojë.”

Presidenca franceze në anën tjetër deklaroi se një kërkesë i ishte dërguar Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO) për të pezulluar fluturimet ndërkombëtare mbi hapësirën ajrore Bjelloruse. Ndërkohë që po diskutohet edhe ndalimi i fluturimeve për kompaninë vendase Bjellorusi Belavia në të gjithë  aeroportet evropiane si dhe lidhjet e transportit tokësor.

E megjithatë mundësitë për hakmarrjen e perëndimit duken të vogla. ICAO me bazë në Montreal nuk ka fuqi regullatore dhe BE nuk ka asnjë autoritet mbi fluturimet që ngrihen dhe zbresin në Bjellorusi ose fluturojnë mbi hapësirën e saj ajrore, përveç fluturimeve të drejtpërdrejta që vijnë ose zbresin në Evropë.

Vendet perëndimore gjithashtu kërkuan lirimin e 26-vjeçarit Roman Protasevich, themeluesin e një nga pak mediat vendase ende të pavarura dhe që sponsorizohej nga emigrantët.

Ndërkohë që menjëherë pas incidentit sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken tha se Uashingtoni “dënon me forcë” regjimin Bjellorus për “veprimin e pacipë dhe tronditës devijimit të një një fluturimi për të arrestuar një gazetar”.

“Ne kërkojmë një hetim ndërkombëtar dhe po koordinojmë me partnerët tanë hapat e ardhshëm,” shkroi ai në Twitter.

Homologu i tij britanik, Dominic Raab tha se Mbretëria e Bashkuar po “koordinohet me aleatët “. “Ky veprim i çuditshëm nga Lukashenko do të ketë implikime serioze.”

Bjellorusia detyroi fluturimin e Ryanair të Dielën nga Athina në Vilnius në Lituani të devijonte përpara se të arrestonte aktivistin Roman Protasevich.

Zyra e shtypit e Presidenti Aleksandër Lukashenko deklaroi se ai personalisht urdhëroi një avion luftarak MiG-29 për të shoqëruar avionin Ryanair në aeroportin e Minskut, pasi kishte një kërcënim se në të ndodhej një bombë, në kohën kur avioni ishte mbi territorin Bjellorus.

Artikulli i mëparshëmMilan nuk është më Ibra-dipendent/ Rikthehet në Champions pas 7 vjetësh
Artikulli i radhësVendimet e Komisionit të Disiplinës/ Gjoba dhe pezullime te Partizani