Presidenca e Sali Berishës, ka prodhuar një prej dramave më të mëdha sociale me efekt në pjesën dërrmuese të shoqërisë. Mes viteve 1993-1996, Shqipëria njohu një fenomen që do ta çonte drejt anarkisë së vitit 1997. Plot 25 firma piramidale u krijuan dhe mashtruan qindra mijëra shqiptarë. Skema e mashtrimit ishte masive dhe ishin të rrallë ata që nuk humbën kursime. Për të ndalur gjëmën, qeveria e kohës nuk bëri asgjë edhe pse gjithçka bëhej me dijeninë e plotë të presidentit të kohës. Top Story ka siguruar disa dokumente sekrete të papublikuara kurrë më parë që rëndojnë së tepërmi rolin e ish-presidentit Berisha. Banka e Shqipërisë, përmes kësaj shkrese, informon Presidentin mbi mashtrimin që po ndodh me piramidat dhe kërkon ndërhyrje për bllokimin e aktivitetit të tyre.
“Ishin ata që hapën çështjen e rubinetës në Bankën e Shqipërisë po mos të donin ata kreditorët nuk merrnin. Prandaj revolta popullore filluan gradualisht të nxeheshin. Unë mbaj përgjegjsi ndoshta për shpërdorim detyre që ai ende sot se ka kuptuar.Që po të shikosh dokumentacionet nga të gjitha instancat i drejtoheshin presidentit. Ju lutemi ndalojeni këtë kredi huamarrje. Ai nuk reagonte po thoshte: Parat e shqipatrëve janë të pastra” u shpreh Faraudin Arapi, Kreu i Komisionit të Administrimit të Fajdeve 1997-2005
Përgjigja që vjen nga ekzekutivi i kohës është se ajo që duhej bërë ishte auditimi dhe jo mbyllja e firmave piramidale.
“Presidenti kërkonte me nisistim auditim, auditim jo bllokim administrim” u shpreh Faraudin Arapi, Kreu i Komisionit të Administrimit të Fajdeve 1997-2005
Në fakt, alarmi i dhënë ishte totalisht i bazuar në informacione dhe të dhëna të sigurta nga financierët e sistemit. Përqindjet që ofronin firmat piramidale ishin jashtë cdo llogjike të shëndoshë ekonomike. Ishte e qartë se pas tyre fshihej një megaskemë mashtrimi dhe shpërthimi ishte çështje kohe” u shpreh Faraudin Arapi, Kreu i Komisionit të Administrimit të Fajdeve 1997-2005
“Ne kemi dhënë me pamje filmike, ka dokumenta të plota që të gjithë ish-deputetët e asaj periudhe përfshi figurat kryesore, ministra, zevendës kryeministra dilnin në krahë të firmave piramidale dhe premtonin” shpreh Faraudin Arapi, Kreu i Komisionit të Administrimit të Fajdeve 1997-2005
Dokumentet sekrete ekskluzive që publikohen nga Top Story tregojnë se gjithçka është bërë me dijeninë e plotë të presidentit të kohës. Pasoja, ishte një prej gjëmave më të mëdha që ka kaluar vendi.
Falimenti i piramidave, solli një “Depresion të Madh” që nuk influencoi botën si ai i viteve ‘30, por një shoqëri të varfër e zhytur në mjerim si Shqipëria. Mijëra qytetarë u derdhën nëpër sheshet e qyteteve në protesta që shënuan përleshje të ashpra me policinë.