Zgjedhjet e mbajtura në 26 maj 1996 mbahen mend si zgjedhje të ku u dhunua nota e lirë e shqiptarëve. Pikërisht kjo ngjarje historike që u shoqërua me dhunë policore ndaj socialistëve është kujtuar sot nga drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhe.
Në një lidhje me emisionin ‘Breaking’, Gonxhe u shpreh se Sali Berisha është përgjegjësi kryesor i asaj ngjarje që kur e kujton të ngjall ndjesi shumë të keqe.
“Atëherë ishte jo vetëm rreziku për jetën që disa nga ne përjetuan, historitë kanë qenë rrëqethëse në kuptimin e dhunës por edhe mungesë totale të vetëpërmbajtjes së SHIK-ut të asaj periudhe. Gjithashtu edhe nga disa rrugeçër që ishin afruar PD-së të asaj kohe dhe grupit më të afërt të Sali Berishës. Jam i emocionuar, por koha na ka dhënë të drejtë. Ka qenë një përballje me një botëkuptim, me një kulturë tmerrësisht të gabuar që këta persona që morën frymëzim dhe e kthyen si një parti shtet karshi shumë djemve e vajzave, që nuk kanë qenë të interesuar nga politika”, tha Gonxhe.
Ai shton se paradoksi është se “prapë jam fatlum, se po të kapte makina e policisë që mund të çonte në Lezhë, apo te liqeni si një gazetare e varrosën për së gjalli deri në mesin e trupit, për ta torturuar se mund ta vrasin. Ajo tani është me siguri me trauma psikike. Dhuna e policisë dhe forcat e rendit nuk përmbaheshin. Njerëz që nuk dinin se çfarë bënin, e fati ishte se çfarë makine të vinte të merrte. Unë përfundova me një brinjë të thyer, me më pak pasoja se të tjerët. Ata thoshin se tërhoqëm zvarrë ca komunistë, por nuk ishte e drejtë që të bëhej ndaj askujt kjo gjë. Nuk organizonim dot asnjë takim elektoral. Ai person që sot është non grata nga SHBA, sfidoi gjithë vendin, idealet tona dhe prishtmëritë që kishim për PD-në. Ai mishëron këtë ngjarje, Berisha”, tha Gonxhe.
Ai është dekoruar nga Berisha si “Pishtari i Demokracisë”. Por këtë dekoratë Gonxhe e ka kthyer mbrapsht me postë në presidencë në shenjë proteste.