Drejtori sportiv i Milanit, Paolo Maldini ka komunikuar ndarjen e rrugëve me portierin Gianluigi Donnarumma, në një bisedë me “Milan Talk”, kanali Twitch i AC Milan.
“Unë besoj se duhet të falënderojmë të gjithë lojtarët që kanë bërë këtë sezon të jashtëzakonshëm. Gigio ka qenë një lider dhe shpesh një kapiten. Njerëzit e kanë të vështirë të kuptojnë se çfarë do të thotë të jesh një profesionist, i cili duhet të jetë i gatshëm të ndryshojë bluzat. Është vështirë të pranohet. Duhet patur respekt për ata që i kanë dhënë shumë Milan-it, ai ka treguar gjithmonë respekt ndaj nesh. Rrugët ndahen, nuk mund të bëj gjë tjetër vetëm sa t’i uroj më të mirën”.