Dalin ‘jashtë loje’ vaksinat! Shkencëtarët japin lajmin e MADH për koronavirusin, ja sa zgjat imuniteti për ata që e kanë kaluar Covid-19

    0
    Dalin 'jashtë loje’ vaksinat! Shkencëtarët japin

    Një grup shkencëtarësh amerikanë japin shpresa se një grup i caktuar personash që kanë kaluar Covid-19 mund të kenë fituar imunitet të përhershëm ndaj virusit dhe të mos kenë më nevojë për vaksinim periodik.

    Studimi i Universitetit të Uashingtonit ka vëzhguar një grup prej 77 personash për 11 muaj me radhë. Rezultatet treguan se këta pacientë kishin antitrupa edhe 11 muaj pasi kishin kaluar sëmundjen dhe thanë se antitrupat mund të qëndrojnë edhe për të gjithë jetën.

    “Niveli i antitrupave ulet, por nuk zbresin në zero. Ata qëndrojnë inaktivë. Ne zbuluam qeliza që prodhojnë antitrupa edhe 11 muaj pas simptomave të para. Këto qeliza do të jenë aktive dhe do të prodhojnë antitrupa gjatë gjithë jetës. Kjo është një provë e fortë për një imunitet afatgjatë”, tha për revistën “Nature”, mjeku Ali Ellebedy, udhëheqësi i studimit.

    Ky studim rrëzon pretendimet e mëparshme, sipas të cilave antitrupat largohen pas një periudhe të shkurtër kohore.

    Artikulli i mëparshëmE pabesueshme! Qyteti që fundoset çdo vit me nga rreth 60 centimetra
    Artikulli i radhësNdryshojnë masat Anti-Covid! Ja çfarë ka vendosur Komiteti i Ekspertëve sot