Mediat greke hodhën dje dyshime të forta mbi rolin e bashkëshortit të 20-vjeçares që u vra nga grabitësit.
Roli i tij mbetet mister dhe dyshimet rriten nga fakti se 20-vjeçarja Caroline kishte siguruar jetën me 1 000 000 euro dhe se bashkëshorti i saj nuk kishte asnjë shenjë dhune, madje ai ishte lidhur me një kabull që grabitësit e kishin marrë në magazinën e shtëpisë së tyre. Një pjesë e mediave greke ngrenë dyshime mbi lëvizjet e dyshimta të autorëve, që sipas tyre mund të jenë dhënë vetëm nga një i njohur i familjes.
Mirëpo prova të reja po dalin vazhdimisht në dritë për vrasjen makabre të 20-vjeçares Caroline.
Mediat greke raportojnë se kanë dalë video të reja nga kamerat e sigurisë, japin më shumë detaje rreth një makine të dyshimtë dhe një motoçiklete, e cila u zhvendos në zonë, disa minuta pas orës 05:00 mëngjesit fatal të 11 majit.
Ndërkohë, që në një një video një javë më parë u pa një makinë e dyshimtë, disa minuta pasi u kthye nga rruga Diadochou Pavlou në Lavriou Avenue. Kamerat e sigurisë kanë fiksuar n jë makinë dhe një motor të dyshimtë në zonën ku ndodhi ngjarja e rëndë.
Ishte ora 5.30 e mëngjesit dhe pak minuta më herët autorë kishin kryer krimin brutal në shtëpinë e pilotit të helikopterit të aviacionit civil në rrugën Panagouli. Ata i morën jetën e gruas së tij dhe nënës së vajzës së tyre 11 muajshe, ndërsa morën edhe 10,000 euro dhe bizhuteritë që kishin në shtëpinë e tyre.
Në emisionin investigativ “Dritë në tunel”, një shikues dërgoi pamje të reja video, të cilat tregojnë një makinë të errët dhe një motor.
Materiali specifik është nga kamerat ÇTV nga shtëpia e tij në rrugën Karaiskaki, afër shtëpisë së çiftit. Makina e errët kalon në orën 05:07 të mëngjesit të së martës 11 maj dhe katër minuta më vonë, në 05:11, kalon motori, drejtuesi i të cilit duket se ka veshur një xhup me kapuç. Ky material do të shqyrtohet nga autoriteti kompetent policor.