Kryegjyqtarja e Elbasanit, Enkeleda Kapedani ka reaguar sërish në lidhje me videot e publikuara në TikTok.
Me një tjetër mesazh, Kapedani shprehet se ajo po ndihet keq nga publikimi i videot të bëra në korridoret e gjykatës së Elbasanit, vendit ku ajo duhej të jepte drejtësi e jo të bënte sfilita mode.
‘Qëndrimi im në lidhje me shpërndarjen e disa vidiove nëpër media.
Si gjyqtare në radhë të parë dhe si nënkryetare e Gjykatës ndjehem keq nga publikimi i këtyre videove vetëm për të më dëmtuar imazhin. Unë si gjyqtare e kam të ndaluar të komentoj, por do pres me qetësi verifikimin e kësaj situate.
As si individ as si gjyqtare nuk jam krenare për vidiot e publikuara. Shpresoj që ky sulm mos të jetë ndaj meje sepse jam grua dhe nene.
Ndërsa kërkoj ndjesë për cilindo që është ndjerë keq nga ato video. Dua të theksoj me forcë se asnjë insinuatë apo përbaltje nuk do më influencojnë të jap drejtësi dhe të punoj ndershmërisht si deri më sot’, shkruan Enkeleda Kapedani në reagimin e dytë të saj.