Ilir Alimehmeti e thotë hapur: Ora policore e vendosur nga ekspertët është penalizuese

0
Ilir Alimehmeti e thotë hapur: Ora policore e vendosur nga ekspertët

Epidemiologët janë kritikë ndaj masave kufizuese anti-covid që zyrtarisht hyjnë në fuqinë 1 qershor. Për Ilir Alimehmetin, shtyrja vetëm me 60 minuta e orës policore është penalizuese për lëvizjen e qytetarëve dhe që sipas tij duhej ndarë nga vendimi për mbylljen e lokaleve në po të njëjtën orë.

Ashtu si edhe më herët, Alimehmeti mbështet idenë për aplikimin e kufizimeve sipas zonave në varësitë e rasteve të infektimit. Situata nga pandemia është përmirësuar dhe veçanërisht në Tiranë.

Prej javësh kanë rënë ndjeshëm infektimet e reja, shtrimet në spital si dhe humbjet e jetës.

“Sezoni i verës pritet të jetë i qetë por nuk dihet se çfarë do të sjellë vjeshta”, tha Alimehmeti për A2.

Artikulli i mëparshëmTarzani humb jetën në një aksident ajror
Artikulli i radhësPërfundoi në spital me karrige me rrota, filmohet sërish Fatos Nano, ja lëvizja që bëri sot sëbashku me Xhoanën (VIDEO)