Detaje të reja zbulohen nga vrasja e biznesmenit 45-vjeçar Çajup Selimi mbrëmjen e kaluar në Tepelenë.
Selimi ishte duke hyrë në banesën e tij dhe u ekzekutua në shkallët e pallatit. Ai mori dy plumba, një në kokë dhe trup.
Mësohet se është shoqëruar një person me të cilin biznesmeni ka pasur konflikte më parë.
Ai ishte baba i dy vajzave teksa Policia gjatë natës ka kryer kontrolle dhe sot ka ngritur postblloqe për të kapur autorin.
Në 2018 Selimi u dhunua me leva dhe gushte për shkak të konkurrencës në tregti. Ai zotëronte një dyqan shumice me prodhime gruri.