Sherr në Elbasan për motive të dobëta, i mituri plagos me thikë 25 vjeçarin

    0

    Një konfrontim fizik mes një të mituri dhe një 25 vjeçari ka përfunduar me plagosjen me thikë të këtij të fundit në qytetin e Elbasanit. Sipas bluve ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kongresi” pas një përplasjeje për motive të dobëta, ku 16 vjeçari M.J ka nxjerrë armën e ftohtë dhe ka qëlluar J.V 25 vjeç duke e lënë të plagosur rëndë.

    Mënjëherë i dëmtuari është dërguar në Spitalin e Elbasanit ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Oficerët e policisë gjithashtu kanë ndaluar dhe 16 vjeçarin për akuzën ‘vrasje me dashje të mbetur në tentativë’.

    Artikulli i mëparshëmE pazakontë/ Avioni ulet në autostradën me trafik të rënduar (VIDEO)
    Artikulli i radhësSpecialisti i befason të gjithë: Nëse të del gjumi natën, mos e bëj kurrë këtë gjë!