Të ka ndodhur (sigurisht që po) të zgjohesh në mes të natës i/e frikësuar se nuk do mund të flesh mjaftueshëm gjumë? Ka një shpejgim për gjithë këtë fobi!
Sipas Dr. Michael Breus, specialist i gjumit, njerëzit priren nga një frikë e çuditshme e të mos paturit kohë për t’u ngopur me gjumë, edhe kur kanë patur mjaftueshëm kohë gjatë ditës për të pushuar dhe fjetur.
Fatmirësisht ekziston një zgjidhje tepër funksionale për ta kapërcyer gjithë këtë situatë: mos e kontrollo kurrë orën kur të del gjumi! Sipas Breus- it shumica e njerëzve e ushqejnë një frikë të tillë nga ideja se të nesërmen nuk do të jenë aspak kreativë apo frytdhënës.
Kështu, në orët e para të mëngjesit u del gjumi, shohin orën, përllogarisin se sa kohë u ka mbetur dhe detyrimisht e shtyjnë veten drejt stresit dhe ankthit.
Në vend të kësaj, përpiqu të dremisësh sërish, pa u shqetësuar për orën.