Prokurorët kanë kërkuar 30 vjet burg për vrasësin e George Floyd. Ish-oficeri i policisë Derek Chauvin pritet të dënohet në 25 qershor.
Të mërkurën prokuroria tha se vrasja kishte “tronditur ndërgjegjen e Kombit” dhe kërkoi një dënim të gjatë.
Por mbrojtja e përshkroi vrasjen si “gabim” bazuar në trajnimin e Derek Chauvin.
Vrasja e George Floyd shkaktoi zemërim global dhe një valë demonstratash kundër racizmit dhe përdorimit të forcës nga policia.