“Babai i tha ‘burgut hapu’ për vajzën”/ Artur Zheji dhe Klodiana Lala përplasen “live” për vrasjen që tronditi Tiranën

0
“Babai i tha ‘burgut hapu’ për vajzën që nuk

Gazetarja Klodiana Lala dhe analisti Artur Zheji komentuan sot në emisionin ‘Pikat mbi i’ vrasjen që ndodhi sot pranë Gjykatës së Tiranës.

Ish-vjehrri Mexhit Picari vrau dhëndrin e tij Kudret Saliajn, që ishte në proces gjyqësor me vajzën e Picarit.

Në lidhje me këtë ngjarje, analisti Zheji thekson se babai i tha burgut hapu, për të shpëtuar vajzën nga ferri, pasi e bija nuk gjeti drejtësi në gjykata.

Ndërsa, Lala vlerësoi se nëna ishte e dhunshme, sipas vendimit të gjykatës.

Artur Zheji: Mesa kuptoj, ky është raportim që lë shumë për të dëshiruar. Raportimi është maskilist, i diktuar nga forca e një mashkulli, i besoj Dhuratës, ka jetuar nën presion, në një familje ku është bullizuar kundër saj, kur ka shkuar në duart e komisariateve dhe të gjykatave dhe kanë favorizuar prapë mashkullin. Kjo ka detyruar babain, kur ka parë se nuk ka pasur drejtësi në instancat e shtetit, kur ka parë dhunimin e poshtërimin, i ka thënë burgut hapur për të vënë drejtësi për vajzën.

Vjehrri vret dhëndrin dhe këtë e bën një baba për vajzën e tij. Kjo është vetëgjyqësi, pasi babai shpëtoi vajzën nga ferri. Kuptoj mekanizmin e babait, ka vepruar për të shpëtuar vajzën.

Klodiana Lala: I plagosur në ngjarja mbeti Adriatik Cama. Nisa të marr burimet për të kuptuar se çfarë ka ndodhur. Më vonë kuptuam se ishte vrarë një person tjetër. M’u tha se problematika ishte me divorcin. Sot ishte seanca e pestë e divorcit. Kudret Saliaj ishte paditësi për divorc. Gjykata kërkon që fëmijët të mbeten në kujdestari të Kudret Saliajt, duke thënë se nëna ishte e dhunshme.

Gjysmë orë përpara se të ndodhte seanca, avokat ishte Cama. Cama dhe Saliaj po pinin kafe dhe është afruar Picari e ka vrarë Saliajn, por ka plagosur edhe avokatin. Gjykata ishte e bindshme se nëna ishte e dhunshme dhe i ka lënë nënës një orar takimi çdo fundjavë. Nuk kemi raportim maskilist. Nuk jemi të bindur se Mexhit Picari është person me probleme mendore. Nuk mund të amnistohet vrasja.

Artikulli i mëparshëmTragjedi/ Vdes futbollisti 20-vjeçar, ka qenë pjesë e Akademisë së Milanit
Artikulli i radhësNafta në rritje / Mbështetet nga rimëkëmbja e kërkesës në SHBA, Kinë dhe Evropë. Bursa për datën 4 Qershor 2021