Sulmet terroriste bëjnë ‘kasaphanë’ në një fshat, vriten 100 civilë

0
Sulmet terroriste bëjnë ‘kasaphanë’ në një

Qeveria afrikane ka njoftuar se në një fshat në veri të Burkina Faso, u vranë rreth 100 civilë brenda natës nga një sulm i papritur.

Sulmuesit goditën gjatë natës të premten, duke vrarë banorët e fshatit Solhan në provincën Yagha në kufi me Nigerinë. Ata gjithashtu dogjën shtëpitë dhe tregun, tha qeveria në një deklaratë.

Qeveria i përshkroi sulmuesit si terroristë por asnjë grup nuk mori përgjegjësinë.

Sulmet nga xhihadistët e lidhur me al-Kaidën dhe Shtetin Islamik në rajonin Sahel të Afrikës Perëndimore janë rritur ndjeshëm që nga fillimi i vitit, veçanërisht në Burkina Faso, Mali dhe Niger, me civilë që mbajnë barrën e rëndë.

Qeveria shpalli një periudhë 72-orëshe të zisë kombëtare. Ajo tha se janë rreth 100 të vrarë.

Dhuna në Burkina Faso ka zhvendosur më shumë se 1.14 milion njerëz në pak më shumë se dy vjet, ndërsa vendi i varfër po pret gjithashtu rreth 20,000 refugjatë nga Mali fqinjë që po kërkojnë siguri nga sulmet xhihadiste.

Artikulli i mëparshëmFshehu 7 vite trupin e vdekur të nënës/ 47-vjeçari habit me justifikimin pse nuk e varrosi të moshuarën
Artikulli i radhësArben Kraja paralajmëron reprezalje/ Në gusht Byroja e Hetimit merr në dorë përgjimet! Qindra zyrtarë në skaner…